Kosova Zone Roleplay eshte nje server ROLEPLAY Shqipetar mundesuar nga Emirii & Amirii


    Rregullat E Serverit - Kosova Zone Roleplay

    Share

    Emirii
    Admin

    Numri i postimeve : 6
    Join date : 25/10/2015
    Location : Kosove

    Rregullat E Serverit - Kosova Zone Roleplay

    Mesazh nga Emirii prej Sun Oct 25, 2015 12:41 pm

    RREGULLAT E ROLEPLAY NE KOSOVA ZONE
    Këto janë të gjitha rregullat që e përbëjnë një server Roleplay - të gjitha rregullat duhet rrespektuar, në qoftë se nuk rrespektohen do pasojnë denime dhe ndëshkime nga më të ndryshmet, të gjitha do të jenë të spjeguara më poshtë, ju lutem kini kujdes dhe lexojini rregullat me kujdes, në qoftëse nuk respektohen nuk do të ketë tolerime.

    DEATHMATCH(DM)

       Vrasja e ndonjë personi apo ndonjë individi në lojë pa ndonjë arsye të fortë realistike. Ju nuk keni të drejtë ta vrisni dikë vetëm per qejf, kjo është strikt e ndaluar, në qoftëse kjo rregull nuk rrespektohet atëherë do të ketë ndryshime.[quote]

       Dënimet/Ndëshkimet:
       - Së pari Kick
       - Në qoftëse përsëritet do ketë Burgim (30 Minuta)
       - Në qoftëse përsëritet do të ketë Ndalim të armëve për 24 orë
       - Në qoftëse prap përsëritet do të ketë Warning (3 warnings = BAN)
       - Në qoftëse bëhet DM në masë të madhe mund të ketë edhe BAN.



    METAGAME(MG)

       Përzierja e qateve ku bëhet Roleplay me at ku nuk diskutohet për Roleplay. Kjo do të thotë se në qatin normal ju nuk guxoni të flisni diqka që ska të bëj me lojën, por ju duhet të flisni non stop për lojë dhe gjërat që ndodhin në të, në qoftëse dëshironi të diskuoni për diqka që ska lidhje me lojën atëherë përdore komandën '/b' e cila është një komandë ku e fut tekstin në kllapa që indikon apo tregon se ti nuk je duke folur diqka për lojë, apo në qoftëse dëshironi ju mund të flisni edhe në qatin global '/toggc' dhe '/g'.

       Dënimet/Ndëshkimet:
       - Gjobim Administrativ 1% të shumës së përgjithshme të parave.
       - Gjobim Administrativ 5% të shumës së përgjithshme të parave në qoftëse përsëritët.
       - Kick



    REVENGE KILL(RK)

       Thjesht kur juve dikush ju ka vrarë, dhe ju prej inatit shkoni dhe e vrisni atë prap, pa pasur ndonjë arsye të specifikuar, por thjeshtë gjakmarrje, këtë ne nuk e lejojmë dhe është strikt e ndaluar. Në qoftëse juve dikush ju vret, ju nuk keni të drejtë të shkoni ta vrisni atë, sepse ju kur vdisni në lojë e humbni memorjen se qfar ka ndodhur në 30 Minutat e fundit. Por, pasi që të kryhen 30 minutat, ju atëherë keni të drejtë ta provokoni personin që ju ka vrarë por jo të gjuani të parët, në qoftëse personi që po provokoni ju gjuan prapë atëherë keni të drejtë edhe ju ta gjuani atë -por mos harroni mbas 30 minutave!

       Dënimet/Ndëshkimet:
       - Kick
       - Warning
       - Burgim (40 Minuta)



    POWERGAMING(PG)

       Rregulla e Powergaming-ut ka kuptimin kur ju bëni diçka që është e pamundur për tu bërë në jetën reale, dhe ju e bëni atë në lojë, për shembull diqka që nuk egziston apo diqka që thjeshtë nuk mund të ndodhë, shembull konkret, kur ju e përdorni komandën /me për të shprehur ndonjë veprim tuajin dhe ju shkruani '/me i vret të gjithë në server' d.m.th kjo nuk lejohet, si dhe Powergaming definohet edhe në tjera gjëra shembull glitchet apo bugs të ndryshme si për shembull kur ju kërceni prej ndonjë ndërtese dhe abuzoni animacionet për të mos vdekur, kjo nuk është e lejuar dhe ndëshkohesh!

       Dënimet/Ndëshkimet:
       - Warning direkt
       - Burgim (45 Minuta)



    CRACKSHOOTING(CS)

       Crack shoot do të thotë kur ju e abuzoni armën Deagle duke e përdorur kombinimin Maus + Tastierë për ta bërë armën Deagle të gjuaj më shpejtë, kjo asesi nuk lejohet në serverin tonë, ju thjesht mund ta përdorni Crack Shoot kur jeni duke lozur në paintball apo thjeshtë kur Administratori hap një event dhe ju tregon se a është e lejuar për këtë event apo jo, në qoftë se ju jep leje për ta përdorur atëhere jeni të lejuar, në qoftë se jo, do të ndëshkoheni.

       Dënimet/Ndëshkimet:
       - Kick
       - Warning
       - Burgim (25 Minuta)



    QUICK SPAWING

       Ju nuk jeni i lejuar që gjatë ndonjë luftimi me armë, ta ndrroni armën dhe ta vendosni prap atë që të mos e rimbushni karikatorin, kjo ju jep një avantazh në plumba dhe ju mund ta fitoni duelin, kur jeni duke luftuar me ndonjë armë ju duhet ta përdorni atë deri sa të ju harxhohen të gjithë plumbat, pastaj në momentin kur ju e rimbushni atë keni të drejtë zgjedhjen e armës tjetër në qoftëse e keni ndonjë.

       Dënimet/Ndëshkimet:
       - Kick
       - Burgim (10 Minuta)



    NON-RP BEHAVIOUR

       Në qoftëse ju nuk silleni në mënyrë profesionale si i ka hije një lojtari të roleplay si dhe nuk i përdorni komandat për të evituar MG etj, mund të ketë ndëshkime, kjo përjashtohet për lojtarët e ri të cilët janë të ri në klasin Roleplay, kështu që kjo rregull përjashtohet për të rinjtë.

       Dënimet/Ndëshkimet:
       - Vetëm Kick



    CAR RAMMING(CR)

       Kjo rregull nënkupton të gjithë ata të cilët e mbysin ndonjë lojtarë me makinën e tyre, dhe me qëllim nuk largohen nga trupi që e kanë shkelur kështu që lojtari humb shumë shpejt Armorin si dhe Gjakun, kjo kursesi nuk lejohet në Extreme-Gaming Roleplay si dhe do të ketë ndëshkime për ata që e bëjnë këtë.

       Dënimet/Ndëshkimet:
       - Burgim (30 Minuta)
       - Warning (Në disa raste)
       - Kick (Në disa raste)



    SPAMMING

       Spami në secilin chat nuk lejohet, dhe për ata që e bëjnë këtë, do të ketë ndëshkime.Spam eshte kur perseriten te njejtat fjal ne nje chat.

       Dënimet/Ndëshkimet:
       - Kick
       - Warning
       - Mute (20 minuta)



    ABUZIM I REPORT,AD.

       Në qoftëse këto qate përdoren vetëm për qef nga lojtarët, atëherë do të ketë Heshtje të tyre nga përdorimi i këtyre komandave.

       Dënimet/Ndëshkimet:
       - Mute në /g
       - Mute në /newb
       - Mute në /requesthelp
       - Mute në /g
       - Mute në /ad



    KUR E GENJEN ADMINISTRATORIN

       Do të ketë raste në lojë kur Administratori do t'ju besoj, por në qoftëse ju e keni gënjyer atë sepse ju e urreni x-personin dhe dëshironi ta shini në burg, do të ketë ndëshkime nga më të ndryshmet.

       Dënimet/Ndëshkimet:
       - Kick
       - Warning
       - Burgim (60 Minuta)



    LOGGING TO AVOID(LTA)

       As kjo nuk lejohet, do të thotë, në qoftëse policia është duke ju ndjekur, dhe ju nuk dëshironi që të arrestoheni nga ta, dhe nuk keni qfar të bëni dhe si opsion e keni vetëm /q atëherë ju nuk jeni lojtar i Roleplay, dhe në qoftëse kjo rregull nuk respektohet do të ketë ndëshkime.

       Dënimet/Ndëshkimet:
       - Burgim i menjëhershëm (50 Minuta)
       - Warning direkt (menjëherë pas burgimit)



    Kur ju e shtypni komandën '/kill' për tu larguar nga policia - LTA - Login To Avoid - Abuse /kill cmd

       Normalisht që nuk lejohet, ju pastaj do të ringjalleni tek spitali dhe polcia prap nuk do të mund të ju kap, kjo nuk lejohet dhe do të ketë ndëshkime edhe për këtë.

       Dënimet/Ndëshkimet:
       - Burgim i menjëhershëm (50 Minuta)
       - Warning direkt (menjëherë pas burgimit)



    HACKS

       Në qoftëse e keni s0beitin e instaluar dhe e përdorni në server, stafi do t'ju pyet me qetësi që ta fshini atë nga loja juaj, por ju në qoftëse e përdorni përsëri, ju do të ndëshkoheni në forma të ndryshme.

       Dënimet/Ndëshkimet:
       - Admini duhet me qetësi ti thotë ta fshij s0beitin, në qoftëse refuzon - KICK.
       - Në qoftëse kthehet përsëri me s0beitin e instaluar - WARNING (3 Warnings = BAN)
       - Në qoftëse përsëri abuzon me s0beit = BAN



    Hakerimi/Pirateria - Hacks

       Ne kemi 0 tolerancë në ata që bëjnë hack në server, dhe do të ketë ban të mnejëhershëm.

       Dënimet/Ndëshkimet:
       - BAN i menjëhershëm.



    MOS RESPEKTIMI I ADMINISTRATOREVE

       Normalisht që Administratorët kanë reputacion dhe autoritet më të lartë se ju, dhe në qoftëse e fyeni x-Administratorin mund të ketë ndëshkime me BAN, por në raste të shumta me Warning dhe me Kick.

       Dënimet/Ndëshkimet:
       - Kick
       - Warning
       - Ban



    HELI BLADING,CAR PARKING etj....

       Qëllimisht heliblading ((Kur ju i afroheni ndonje lojteri qe ta vritni ate me lehtsi)), qëllimisht carparking((Kur parkoni veturen ne rrug qe kush te kaloj te bej aksident)), me dashje ose me dashje planebombing((Kur Helikopteri juaj eshte gati ne prishje dhe e goditni ate per toke qe ti vritni njerzit perreth)) jacking ninja((Kur e nxjerr ndonje person nga vetura per t ja vjedhur veturen atij - Pa rp /me /do )).

       Dënimet/Ndëshkimet:
       -Prison 20 min
       -Warning


    FLY FAR AWAY(FFA)

       Kur qarkullon me helikopter ose airoplan afër tokes.Kjo kursesi nuk lejohet në serverin tonë.Dhe nëse kjo rregull nuk respektohet do te ket ndëshkime.
       Dënimet/Ndëshkimet

       - Kick
       - Prison 30 min





    RAMBO

       Vet nga emri mund ta kuptojmë se ju nuk mund të bëheni një RAMBO. Kjo ka kuptimin se ju nuk mund të luftoni me shumë persona në të njejtën kohë, apo t'i gjuani shumë persona sepse kjo është jo realistike dhe do të ketë denime në qoftëse kjo ndodh. Më së shumti kjo ndodh tek rastet e grabitjes së bankës ku ndonjë nga grabitësit i gjuan të gjith policët që kanë mbrri në vendin e ngjarjes.Ose kur i dilni ndokujt perball kur jeni duke luftuar ose i afroheni atij me shpejtesi.

       Dënimet/Ndëshkimet
       - Kick
       - Prison 20 min




    NON-RP FINISH

       Ekzekutimi i shpejtë nuk lejohet, në qoftëse ju e keni vrarë ndokënd, dhe doni ta përfundi edhe pasi që ai të jetë në tokë, atëherë ju duhet ti përdorni veprimet/komandat roleplay për ta kryer atë veprim (/me, /do). Në qoftëse nuk rrespektohet kjo rregull atëherë do të ketë ndëshkime.

       Dënimet/Ndëshkimet
       - Prison 30 min




    WALL ABUSE

       Abuzimi me murin ka kuptimin kur ju e përdorni mausin për të shikuar më tutje ose anash, kjo ju jep avantazh juve që të shikoni se çka po ndodhë në anën tjetër të ndërtesës. Kjo shpesh herë ndodhë gjatë grabitjes së bankës kur të gjithë gjejnë ndonjë vend për tu fshehur dhe e përdorin abuzimin me mur si avantazh. Në qoftëse kjo rregull nuk rrespektohet sigurisht që do të ketë ndëshkime.

       Dënimet/Ndëshkimet
       - Kick
       - Prison 30 min




    SHARJET

       Çdo sharje në çatin global do të dënohet dhe ndëshkohet me gjobë administrative. Në qoftëse në mënyrë kontinuele ka sharje atëherë ju mund të merni edhe kick apo ban nga serveri. Gjithashtu vlen të theksohet se në qoftëse shani serverin ju bëheni menjëherë BAN kështu që kujes dhe mos ofendoni askënd por luani SAMP pa ndjenja negativiteti, se tek e fundit vetëm një lojë është.

       Dënimet/Ndëshkimet
       - Gjobim Administrativ ($5,000 për çdo sharje)
       - Gjobim Administrativ ($10,000 nëse sharjet vazhdojnë)
       - Nëse shahet serveri (Ban i menjëhershëm)




    Aspull(AP)

       Asspull do të thotë kur ju nuk i përdorni veprimet roleplay për përdorimin e armës suaj, ju jeni të obliguar që t'i përdorni ato ose ndryshe do të ketë ndëshkime dhe dënime. Shikoni Tutoriale dhe Guida se si ti përdorni Binds (AutoHotKey-Keybinder) dhe si ti krijoni ato.

       Dënimet/Ndëshkimet
       - Kick
       - Prison 30 minuta

      Ora është Sat Nov 18, 2017 3:01 pm